Ditët e fundit kanë qenë mjaft dinamike për Brikenën në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Pas një afrimiteti të madh me Mateon, marrëdhënia e tyre pësoi një krisje të papritur për shkak të menaxhimit të cigareve, duke sjellë distancim dhe debate.

Së fundmi, veprimet e saj brenda shtëpisë janë vënë në qendër të kritikave jo vetëm nga banorët, por edhe në rrjet.
Kjo ka detyruar familjarët e Brikenës, të cilët menaxhojnë llogarinë e saj në Instagram, të bëjnë një reagim të gjatë dhe mjaft të ashpër në mbrojtje të lojës së saj.
Në postimin e publikuar, ata theksojnë se çdo veprim i Brikenës po keqinterpretohet:
“Çdo hap i saj gjykohet: përqafimet janë ‘fallc’, mos përqafimet janë ‘mungesë ndjenje’, një cigare është ‘tradhti’, ‘hedhje në pishinë’ dhe lojërat me banorë të tjerë interpretohen si gabime të mëdha!”.
Deklarata duket se i drejtohet në mënyrë të tërthortë edhe situatës me Mateon, duke theksuar se ajo nuk i ka dhënë llogari apo premtime askujt.
“Çdo veprim i saj duhet kuptuar në kontekst të lojës dhe të lirisë personale, jo si shenjë mashtrimi apo mungesë respekti për diçka që ajo nuk ia ka premtuar askujt! Ndjenjat e të tjerëve nuk duhet të merren si faj i saj!” – vijon shkrimi.

Në mbyllje, familja kërkon që të ndalen paragjykimet dhe të kuptohet thelbi i formatit:
“Loja është për të gjithë dhe askush nuk ka pronësi mbi ndjenjat apo veprimet e saj”.
