Në një intervistë të fundit, gruaja e Rogerit ka dhënë detaje rreth përvojës së tij në Big Brother, duke sqaruar disa pyetje që kanë shqetësuar publikun.
Ajo thekson se Rogerti është pjesë e një loje dhe roli që ai merr brenda shtëpisë është pjesë e dinamikës së programit. “Është e thjeshtë të jesh modeli i mirë, por të jesh modeli i keq, i domosdoshëm ose një model ndryshe, është më e vështirë për tu pranuar nga publiku,” thotë ajo.
Sipas saj, Rogerti shpesh thotë të vërtetat, ndoshta jo gjithmonë në mënyrën më të mirë, por kjo është pjesë e lojës dhe e natyrës së reality show-t.
“Megjithatë, më vjen mirë që Rogerti ka zgjedhur këtë rol në Big Brother dhe po përpiqet të jetë vetvetja,” përfundon ajo.
