Protestës kombëtare të 24 janarit, të thirrur nga Sali Berisha, i është bashkuar edhe Ervin Salianji.
Ai shoqërohet nga disa demokratë si Orest Berberi, Arbër Kola, Valbona Mëhilli, ndërsa në sy bie prezenca e “VIP”-it korçar i Big Brotherit, Ilir Vrenozi.
Mesa duket Salianji i ka rrëmbyer “zemrën” Ilir Vrenozit i cili së fundmi është shfaqur kritik ndaj Berishës dhe iu bashkua grupit “kryengritës” brenda PD-së.

Kujtojmë që Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD, ndërsa Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.
Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin zonën e protestës dhe ka bërë të ditur kontaktet emergjente për çdo rast.
