Erion Isai kërcënon dhe shan me fjalor banal komentuesin që i kritikoi komunikimin në anglisht 

Kryebashkiaku socialist i Kolonjës Erion Isai u bë viral disa ditë më parë me anglishten e tij në një takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Por mesa duket, Isai nuk i ka pritur mirë kritikat e qytetarëve ndaj tij, madje dhe ka nisur ti ofendojë dhe kërcënojë ata në Instagram.

Në videon e publikuar nga JOQ Albania, lexohet se Isai e ka ftuar qytetarin edhe në një përballje “tek e tek”, duke e kthyer debatin virtual në një sfidë personale. 

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ mes rajoneve të Bashkimit Evropian dhe delegacionit të qeverisjes lokale të Shqipërisë mori vëmendje për anglishten e tij.

Videoja e tij teksa flet anglisht kanë pushtuar rrjetin teksa ai duket plot vetëbesim për theksin dhe mënyren sesi flet anglisht.

IMG 7933