Tuesday, April 7, 2026
HomeALBEMRI/ Detaje nga aksidenti në Levan-Vlorë, i riu që humbi jetën përfundoi...

EMRI/ Detaje nga aksidenti në Levan-Vlorë, i riu që humbi jetën përfundoi jashtë makinës

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti tragjik i ndodhur në aksin Levan-Vlorë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku viktimë ka mbetur Albi Hoxha, banues në Fier. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes, i riu është gjetur pa shenja jete. Albi Hoxha ka lindur më 07.08.2002.

Njoftimi i Policis

“Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselë, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, A. H., ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments