Thursday, March 19, 2026
HomeALBEMRAT/ 2.7 mln lekë për të mos i hapur dosje penale, tre...

EMRAT/ 2.7 mln lekë për të mos i hapur dosje penale, tre policët e komisariatit merren të pandehur

Tre punonjës të Policisë së Shtetit, që ushtronin funksionin e tyre pranë postës policore në Orikum, janë marrë të pandehur për akuzën e korrupsionit dhe çështja kundër tyre tashmë është zbritur për shqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Posaçme.

Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, janë vënë nën akuzë dhe pritet që shumë shpejt të përballen në gjykatë me akuzat e ngritura nga SPAK.

Sipas dosjes hetimore gjithçka ka ndodhur pas një sherri ordiner mes disa punëtorëve të një biznesi në Palasë. Ky sherr është bërë shkak për nisjes e një praktike hetimore në komisariatin e Orikumit.

Por shefat e këtij komisariati, Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj, në vend të hetonin rrethanat e ngjarjes, hyjnë në afera korruptive me njërin nga personat e shoqëruar në komisarit, Everest Basho.

Tre policët të Orikumit, arrijnë t’i marrin 2.7 milion lekë të vjetra Everest Bashos, në këmbim të mos arrestimit dhe mos regjistrimin e një dosje penale kundër tij.

Nga përgjimet kuptohet se njëri nga policët e Orikumit, Afrim Ferraj, i thotë Bashos:

“…Po jo se i bie që na e ka fut ne Danieli, për atë…

Everesti ia kthen: “…aaa… atë nuk e di unë si i ndatë, po puna është se në sistem jam në rregull e të më hanë k… marr një dëshmi penale në e – Albania… e jam në rregull…”.

Sipas dosjes hetimore rezulton se Basho, nga muaji Qershor 2025 deri me datë 8 Shtator 2025, ka punuar në rrethin e Vlorës, si elektricist në një biznes privat me pronar, Gentjan Kole, konkretisht në lokalin në pronësi të tij me emrin “Tiki Bar” në Palasë.

Njëkohësisht ky shtetas administron dhe një kompani të quajtur “Miku”, që merrej me mirëmbajtjen e vilave.

Gjatë periudhës që ka punuar pranë kësaj kompanie, është akomoduar në një vilë që ndodhet pas hotel “Katër Palmat” në Orikum.

Krahas punës si elektricist, bënte edhe punë të dytë e konkretisht punën e shoferit të furgonit, për të transportuar punonjësit e Kompanisë “Miku” nga Palasa në Orikum dhe anasjelltas.

Me datë 8 Shtator,rreth orës 16:30, është nisur nga lokali “Tiki Bar” në Palasë me furgonin e kompanisë dhe ka marrë punëtorët për tí dërguar në Orikum. Njëri nga punëtorët ishte shqiptar nga Kosova me emrin “Vigan”, që punonte si kuzhinier.

Rrugës, kuzhinieri e ofendoi dy herë duke e sharë nga familja. Ishte hera e tretë që ai e ofendonte. Në momentin që e ofendoi, ndaloi furgonin dhe zbriti nga makina për ti kërkuar sqarime. Por debati që nisi me fjalë degjeneroi në përplasje fizike dhe u goditën dhe me njeri- tjetrin. Është futur një nga punonjësit që ishte në furgon dhe i ndau.

Pasi u rregulluan me njeri-tjetrin, vazhduan rrugën për të shkuar në banesë, ku ishin të akomoduar, në Orikum. Nuk vonoi as një gjysmë orë dhe te banesa ku ishin akomoduar kishte ardhur pronari Gentjan Kole, i cili sapo e pa filloi ta godiste me pëllëmbë Everestin, pa i dhënë asnjë shpjegim.

Në këtë moment Everest Basho, ishte larguar nga banesa dhe shkoi në një lokal aty afër në Orikum. Sapo u ul në lokal, e merr një person në telefon dhe i thotë që është punonjës policie dhe se ndaj tij kishin bërë një kallëzim, prandaj duhet të paraqitej tek stacioni i policisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments