Luiz Ejlli ka emocionuar ndjekësit me një koment të ëmbël në rrjetet sociale, ku zbuloi se çdo mëngjes në Big Brother do t’i këndojë vajzës së tij, Lunës. Ky premtim prekës erdhi pas një komenti nga Kiara Tito, e cila i uroi të dilte sa më shpejt nga shtëpia.
“Unë për ty nuk futem fare, por ja kam borxh publikut. Lunës thuaji që babi do t’i këndojë çdo mëngjes,” – shkroi Luizi, duke prekur zemrat e fansave.
Postimi është pritur me shumë reagime pozitive dhe komente emocionale, ndërsa publiku tashmë mezi pret ta shohë këtë moment të veçantë çdo mëngjes në ekran ❤️📺🎤

