Pas përfundimit të spektaklit të djeshëm, situata mes Mirit dhe Mateos ka dalë jashtë kontrollit, duke u kthyer në një debat të fortë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Sipas burimeve dhe pamjeve që po qarkullojnë, gjithçka nisi kur Mateo i është drejtuar Mirit me tone të ashpra, duke i thënë: “Po na kërcënon?” – një deklaratë që duket se ka ndezur akoma më shumë gjakrat.
Miri nuk ka hezituar të reagojë menjëherë, duke iu kthyer: “Ta tregoj jashtë!”, çka u interpretua si një paralajmërim i fortë. Situata u tensionua edhe më tej kur Mateo vazhdoi duke e sfiduar: “Po na kërcënon? Ça do bësh, do na vrasësh?”
Këto fjalë duket se e kanë çuar Mirin në limit, i cili nuk i ka mbajtur më nervat dhe ka shpërthyer me tone të larta: “Të kërcënoj ty? Kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë?”
Debati ka qenë i mbushur me tension dhe tone të forta, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar ndjeshëm. Nuk dihet ende nëse kjo përplasje do të ketë pasoja në vazhdim, por një gjë është e sigurt: situata mes tyre mbetet shumë e nxehtë.
Në komente të shumta, ata kanë kërkuar masa të menjëhershme nga produksioni, konkretisht dhënien e një “Zarfi të Zi”, si një formë ndëshkimi për gjuhën e përdorur dhe presionin e ushtruar.
Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe komentuesi i njohur i reality show-ve, Pleurat Menaxheri. Përmes një videoje të publikuar në TikTok, ai ka theksuar se situata ka kaluar çdo kufi të tolerancës dhe ka bërë thirrje publike që produksioni të reagojë pa vonesë.
Sipas tij, raste të tilla nuk duhet të normalizohen në një format kaq të ndjekur, pasi ndikojnë drejtpërdrejt edhe te publiku. Tashmë, mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i produksionit dhe nëse do të merren masa konkrete ndaj kësaj situate.
