Deklaratat e fundit të Rogertit kanë trazuar rrjetin, pasi ai ka komentuar hapur raportin mes Mateos dhe Brikenës. Sipas tij, mes dyshes nuk ka një ndjenjë të sinqertë nga ana e Brikenës, duke shtuar se “ajo nuk ka pikë pëlqimi për Mateon”.
Nga ana tjetër, Rogerti e përshkruan Mateon si një “dhëndër tipik shqiptar”, duke lënë të kuptohet për një qasje më tradicionale në marrëdhënie.
Komentet e tij kanë ndezur debat të fortë në rrjete sociale, ku fansat janë ndarë në dy kampe: disa që bien dakord me deklaratat, dhe të tjerë që i konsiderojnë të tepruara dhe të padrejta ndaj çiftit.
Mbetet për t’u parë nëse kjo deklaratë do të ndikojë në marrëdhënien e tyre brenda shtëpisë, apo nëse gjithçka do të mbetet vetëm një opinion që ka krijuar zhurmë.
