Tuesday, February 10, 2026
HomeALBEKSKLUZIVE | Pazari u mbyll/ Berisha “blen” Adriatik Lapajn, shumë shpejt i...

EKSKLUZIVE | Pazari u mbyll/ Berisha “blen” Adriatik Lapajn, shumë shpejt i monton çadër të përhershme para Kryeministrisë

Sipas informacioneve ekskluzive , Sali Berisha ka blerë me një mandat deputeti Adriatik Lapajn, duke e futur këtë të fundit në xhepin e Partisë Demokratike. Po sipas këtyre burimeve, që nga dita e nesërme pritet që Lapajt t’i montohet një çadër e përhershme para Kryeministrisë, e mbështetur logjistikisht dhe politikisht nga strukturat e PD-së.

Burimet theksojnë se kjo lëvizje vjen pas dështimit të Lapajt për të krijuar mobilizim qytetar dhe protesta masive si figurë e pavarur. Qëndrimi disa-javor para Kryeministrisë, i shoqëruar me pjesëmarrje minimale, ka prodhuar më shumë simbolikë sesa presion real politik, duke e shtyrë Lapajn drejt një rreshtimi të hapur me opozitën tradicionale.

Marrëveshja, sipas informacioneve, shihet si një pazar politik me interesa të ndërsjella: Partia Demokratike përfiton një figurë që deri dje prezantohej si “forcë e re”, ndërsa Lapaj siguron mbështetje politike dhe perspektivë për përfshirje në skemat elektorale të PD-së. Vendosja e çadrës së përhershme para Kryeministrisë interpretohet nga vëzhguesit si shenjë e qartë e këtij rreshtimi dhe si fundi i pretendimit të Lapajt për pavarësi politike.

Adriatik Lapaj, pas 57 ditësh qëndrimi simbolik para Kryeministrisë me një grusht njerëzish, duket se ka pranuar dështimin e tij për të mobilizuar protesta reale kundër Edi Ramës. I konsumuar politikisht pas debatit me Shabanin – një përplasje që i dogji të dy si “forca të reja” dhe u rrënoi besimin publik – Lapaj sot shfaqet i braktisur dhe pa mbështetje qytetare. Në këtë situatë, ai ka zgjedhur rrugën më të vjetër të politikës shqiptare: strehimin nën hijen e Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës.

Sinjalet janë të qarta se Lapaj po shndërrohet nga “rebel kundër sistemit” në një ushtar të rreshtuar, i gatshëm të sakrifikojë çdo narrativë për një interes të ngushtë personal, një mandat deputeti të garantuar në lista, të cilin nuk e fiton dot me vota. Ky pragmatizëm i dyshimtë forcon bindjen se roli i tij nuk ka qenë kurrë goditja e qeverisë, por fragmentarizimi i opozitës.

Për më tepër, perceptimi publik për Lapajn rëndohet nga akuza të përsëritura për lidhje të errëta, për përfitime të dyshimta dhe për raportime që e lidhin me figura e rrethe problematike, duke e zhveshur përfundimisht nga imazhi i “fytyrës së re”. Në fund, ajo që mbetet është një figurë e konsumuar, e futur në xhepin e politikës së vjetër, që për një karrige është gati të bëjë çdo kompromis – dhe që si forcë e re shuhet përfundimisht.

© Timoni al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments