Egli Tako, këngëtarja e njohur dhe një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të “Big Brother Vip Albania”, vazhdon të jetë pjesë e lojës, edhe pse ende nuk ka siguruar një vend në finale.
Ndërkohë, familja e saj ka reaguar publikisht duke e mbështetur fuqishëm dhe duke theksuar se Egli e meriton të jetë ndër finalistet. Ata shprehen se suksesi dhe përkrahja që po merr nuk lidhet me ndonjë tjetër banor, por është rezultat i karakterit dhe qëndrimit të saj brenda shtëpisë.
“Nëse mendoni se përkrahja që ajo po merr i dedikohet Gjestit, Rozit apo Gertës, gaboheni. Kjo mbështetje është ekskluzivisht për Eglin. Egli Tako meriton finalen.” – thuhet në deklaratën e tyre.
Përkrahja nga jashtë vazhdon të rritet, ndërsa Egli mbetet një nga personazhet që ka arritur të krijojë një lidhje të fortë me publikun.