Thursday, March 19, 2026
HomeALBEfektivi i Policisë Rrugore të Tiranës ndahet nga jeta në krye të...

Efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës ndahet nga jeta në krye të detyrës

Një efektiv i Policisë Rrugore ka humbur jetën në krye të detyrës në Tiranë si pasojë e një arresti kardiak. Bëhet fjalë për oficerin Ilir Budlla, 58 vjeç, i cili po shërbente me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kur papritmas pësoi incidentin fatal.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, së bashku me drejtorët e departamenteve, Neritan Nallbati dhe Dhimitraq Ziu, vizituan familjen e oficerit, vendosën kurora dhe dorëzuan Certifikatën e Karrierës si nderim për kontributin e tij.

Bizhga shprehu mbështetjen e plotë të institucionit dhe theksoi se humbja e Budllës është një dhimbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë Policinë e Shtetit.

Me një karrierë mbi 33 vjeçare, Ilir Budlla njihej si një punonjës i përkushtuar, korrekt dhe me integritet të lartë profesional, i cili shërbeu me devotshmëri qytetarëve dhe ligjit.

Policia e Shtetit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve të tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments