Tuesday, March 10, 2026
HomeALBEdisa kërcënon Mateon : Do e pimë kafen te kthesa e Kamzës,...

Edisa kërcënon Mateon : Do e pimë kafen te kthesa e Kamzës, do e shohim kush është më i fortë” ( Video )

Një moment i tensionuar është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja e re Edisa është përfshirë në një debat me Mateon.

Gjatë një bisede mes tyre, Edisa i është drejtuar Mateos me tone të ashpra duke i thënë:

“Do e pimë kafen kur të dalim te kthesa e Kamzës dhe do e shohim kush është më i fortë. Ti ke për të ngelur shumë keq.”

Nga ana tjetër, Mateo ka reaguar i qetë dhe me buzëqeshje, duke i kthyer përgjigje:

“E para nuk merrem me femra dhe e dyta mos kërcëno.”

Ky moment është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe po komentohet shumë nga ndjekësit e spektaklit. Shumë prej tyre po diskutojnë nëse kjo përplasje ishte thjesht një debat i momentit apo nëse tensionet mes dy banorëve do të vazhdojnë edhe më tej në shtëpi.

Videoja e këtij momenti po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments