Thursday, February 19, 2026
HomeALBEdi Rama shpall skemën e re: 10 mijë euro për të rinjtë...

Edi Rama shpall skemën e re: 10 mijë euro për të rinjtë që hapin biznes në blegtori!”

Brenda këtij viti, qeveria parashikon që çdo pikë kufitare të ketë laborator për kontrollin e ngarkesave me produkte ushqimore, si për eksportin, ashtu edhe për importin, direkt në kufi.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, gjatë një konference për mediat, njoftoi se skema e re kombëtare do të përqendrohet gjithashtu tek mbrojtja biologjike në bujqësi, duke përdorur insekte për të luftuar dëmtuesit e bimëve në vend të pesticideve.

Ai bëri me dije edhe dyfishimin e mbështetjes për bletarinë, nga 1 mijë lekë për koshere në 2 mijë lekë, si dhe 10% subvencion për çdo kilogram mjaltë. Tek blegtoria, financimi do të jetë i drejtpërdrejtë për të rinjtë që duan të hapin biznes në këtë sektor.

“Kemi diskutuar që të rinjtë dhe të rejat nga 18 deri në 35 vjeç të mund të marrin nga 7 deri në 10 mijë euro për të hapur biznes, kryesisht në blegtori. Po diskutojmë me ministrinë e Financave mënyrën për ta bërë këtë mbështetje sa më të qartë dhe të drejtpërdrejtë,” tha ministri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments