Prej më shumë se 4 orësh e gjithë zona e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë po vuan mungesën e energjisë elektrike, në një nga ditët më të ftohta të muajit janar.
Në bazë të rregullave, OSHE nuk e ka marrë mundimin fare të dërgojë grupin e punës për të riparuar defektin e mundshëm duke lënë në terr një nga zonat më të populluara në kryeqytet shumë pranë SPAK-ut.
Pavarësisht se qytetarët telefonojnë shërbimin e klientit të OSHEE, askush nuk jep zgjidhje por mundohen që të justifikohen pas telefonit.
“Prej më shumë se 4 orësh rruga Jordan Misja ndodhet pa energji elektrike. Dritat u ndërprenë prej orës 17:00 dhe deri tani nuk kemi asnje njoftim. Bëhet fjalë për zonën e njohur si rruga e “Burgut 313” ku mungon energjia elektrike ne diten me te ftohte te janarit. Telefonojme sherbimin e klientit ne OSHEE por askush nuk na thotë se kur do të rikthehet energjia. Operatorët e OSHEE justifikohen dhe asnjë grup pune nuk shkon per te riparuar defektin, nëse ka një të tille“, denoncon qytetari në redaksinë “RILINDJE”.
Jo vetëm familjarët por të gjithë bizneset në kryeqytet po vuajnë mungesën e energjisë elektrike, ndërsa askush nga OSHEE nuk ka levizur nga kolltuku për të njoftuar arsyen përse e gjithë zona është në “black out” total.
Mesa duket jo vetëm rruga Jordan Misja ndodhet pa energji elektrike, pasi për problematikën në fjalë ka reaguar edhe deputeti i PD-se Edi Paloka i cili thotë se gjysma e Tiranës ndodhet në errësirë totale.

