Bota e filmit është tronditur nga ndarja nga jeta e aktores së njohur Valerie Mahaffey. Publicisti i saj konfirmoi për The Hollywood Reporter se ajo u nda nga jeta të premten në Kaliforni, pasi iu diagnostikua me kancer.
Në një deklaratë për Variety, bashkëshorti i saj, Joseph Kell, u shpreh me dhimbje:
“Kam humbur dashurinë e jetës sime, ndërsa Amerika ka humbur një nga aktoret e saj më tërheqëse. Ajo do të na mungojë pafund.”
Ndërsa vajza e tyre, Alice, shkroi në Facebook një mesazh prekës:
“Nuk kam fjalë… Kanceri është i tmerrshëm. Do të të kërkoj në çdo moment të bukur të jetës. E di që aty do të jesh.”
Valerie Mahaffey ishte një emër i njohur në televizionin amerikan, ku spikati me rolet e saj në “Desperate Housewives”, “Young Sheldon”, “Big Sky” dhe shumë të tjera. Në vitin 1992, ajo u nderua me çmimin Emmy për rolin e Evës në serialin Northern Exposure, duke hyrë në zemrat e miliona shikuesve.
