ktori dhe shkrimtari britanik Stephen Hibbert, i njohur për rolin e tij si The Gimp në filmin kult “Pulp Fiction”, është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare. Ai ka vdekur si pasojë e një ataku në zemër. Në një deklaratë për mediat, fëmijët e tij shprehën dhimbjen për humbjen e të atit:
“Babai ynë, Stephen Hibbert, u nda nga jeta papritur këtë javë. Jeta e tij ishte e mbushur me dashuri dhe përkushtim ndaj familjes dhe artit. Do t’i mungojë shumë të gjithëve që e njohën.” Hibbert u bë i njohur për interpretimin e The Gimp në filmin e vitit 1994 “Pulp Fiction”, me regji të Quentin Tarantino dhe me protagonistë John Travolta, Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman. Personazhi i tij, i mbuluar me një kostum lëkure dhe pa asnjë dialog, u bë pjesë e një prej skenave më të paharrueshme të filmit, ku shfaqej edhe personazhi i luajtur nga Bruce Willis
I lindur në Fleetwood, Angli, Hibbert ndërtoi një karrierë edhe si shkrimtar televiziv gjatë viteve ’90, duke kontribuar në disa programe të njohura si “Late Night with David Letterman”, “MADtv” dhe “Boy Meets World”.

