Tuesday, January 13, 2026
HomeALBE trishtë/ Gazetarja e njohur, humb njeriun e zemrës, ja postimi emocionues

E trishtë/ Gazetarja e njohur, humb njeriun e zemrës, ja postimi emocionues

Gazetarja e njohur Mira Kazhani ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë: babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mira përmes një postimi prekës në Instagram, ku ka publikuar një foto të tij shoqëruar me fjalët: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përjetë. Babi im.”

Përveç postimit, gazetarja ka ndarë edhe detaje të ceremonisë së varrimit përmes “story”-ve në Instagram, duke informuar miqtë dhe të afërmit që të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj.

Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një gjendje që Mira e kishte përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”.

Në librin e saj, ajo flet hapur për betejën personale me kancerin e gjirit, si dhe për sfidat familjare që e kanë shoqëruar gjatë viteve. Përmes rrëfimeve të saj, Mira ka dhënë një pasqyrë të sinqertë mbi sfidat e jetës dhe forcën e përballimit të humbjeve të mëdha.

Ky moment i trishtë ka prekur shumë ndjekës të saj, të cilët kanë reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje.

Humbja e një prindi është një nga dhimbjet më të mëdha që një person mund të përjetojë, dhe postimi i gazetares ka treguar hapur dhimbjen dhe respektin për të atin, duke lënë një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe kujtimeve të çmuara që mbeten pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments