Një lajm i trishtë është mësuar mbrëmjen e djeshme pasi deputeti demokrat Saimir Korreshi ka humbur vëllain e tij, Ermalin.
Lajmi është konfirmuar nga vetë deputeti demokrat i cili përmes një postimi të bërë në rrjet ka bërë publike ndarjen nga jeta të vëllait të tij.
“Te Allahut jemi dhe tek ai do shkosh, por ikja jote eshte e pabesueshme vllai im! Qofsh i Xhenetit Kampion!” shkroi Korreshi përbri fotos ku shfaqet ai së bashku me vëllain e tij, Ermalin.

Referuar komenteve të bëra në postimin e Korreshit mësohet se vëllai i tij, Ermali ka lënë një dhimbje të madhe për familjarët, kryesisht familjen e tij ku thuhet se ai është babai i disa fëmijëve, pa zbuluar detaje të mëtejshme.
