Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Bulqizë, i akuzuar për “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrim i pronës”. Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij pas një konfklikti të ndodhur në 3 janar të këtin viti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, ekzekutuan urdhërin e Prokurorisë Dibër për ndalimin shtetasit A.G., 35 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, më datë 3 janar 2026, në banesë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait dhe vëllait të tij.
Ndaj 35-vjeçarit, Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Shkatërrim i pronës”.
