Një ngjarje e rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku një 19-vjeçar është gjetur i pajetë pranë një banese të braktisur në fshatin Nivicë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill 2026, shërbimet e urgjencës në Sarandë kanë njoftuar për gjetjen pa shenja jete të shtetasit me iniciale H.O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt. Menjëherë kanë nisur veprimet hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë.
Ndërkohë, një ditë më parë, në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë u gjetën të pajetë edhe dy emigrantë të tjerë, të moshave 25 dhe 30 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjeve.
