Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Ankona, ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi u godit nga treni.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në stacionin e trenit, në linjën Pescara-Milano railway line.
Viktima është një 53-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Ai jetonte në Merano.
Në vendngjarje ndërhynë policia hekurudhore dhe zjarrfikësit, por nuk mundën ta shpëtonin.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se burri është hedhur vetë në shina në momentin që po afrohej një tren i shpejtësisë së lartë Frecciarossa.
Një dëshmitar ka treguar se e ka parë 53-vjeçarin duke rënë qëllimisht në shina, çka ka ngritur dyshime për një akt të vetëdijshëm.
Megjithatë, hetimet po vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat, pasi nuk përjashtohet as mundësia e një aksidenti apo probleme shëndetësore.
