Saturday, April 4, 2026
HomeALBE rëndë në Itali, 12-vjeçari shqiptar bie nga kati i tetë teksa...

E rëndë në Itali, 12-vjeçari shqiptar bie nga kati i tetë teksa luante me shokët, ndërron jetë

ITALI – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bolonja ku një 12-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i tetë teksa luante me shokët në tarracë.

Luis Pisha dyshohet se ka hipur mbi një dritare, e cila papritur është thyer. Fillimisht, ai ka mbetur i kapur pas strukturës, ndërsa shokët kanë tentuar ta mbajnë, por pa sukses.

Fatkeqësisht 12-vjeçari ka rënë nga kati i tetë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje, së bashku me policinë dhe zjarrfikësit, por përpjekjet për ta shpëtuar rezultuan të kota.

I riu, me origjinë shqiptare, nuk jetonte në pallatin ku ndodhi aksidenti

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments