Tuesday, March 10, 2026
HomeALBE priti pasi çoi djalin në shkollë: Shqiptari sulmon me thikë bashkëshorten

E priti pasi çoi djalin në shkollë: Shqiptari sulmon me thikë bashkëshorten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë disa ditë më parë, ku një konflikt familjar për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Një 44-vjeçar shqiptar dyshohet se ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij pranë shkollës së fëmijëve të tyre, duke e plagosur në zonën e qafës dhe në duar.

Ngjarja ndodhi në Nova Siri Scalo. Sipas mediave italiane, burri e ka pritur gruan pasi ajo kishte çuar djalin në shkollë dhe fillimisht ka pasur një përplasje verbale mes tyre. Më pas, ai dyshohet se e ka sulmuar me thikë, duke e goditur drejt fytit dhe duke i shkaktuar plagë në krahë dhe duar, ndërsa ajo përpiqej të mbrohej.

Pas sulmit, 44-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes në përpjekje për t’u arratisur, por karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë pas një ndjekjeje të shkurtër

Gruaja u ndihmua menjëherë nga shërbimet e urgjencës, të cilat u njoftuan nga banorët e zonës. Ajo u transportua në spitalin “Giovanni Paolo II” në Policoro, ku mori trajtim për plagët e marra. Pas disa orësh ajo u largua nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse me plagë të fashuara.

Sipas hetimeve paraprake, burri kishte shkuar në Itali për t’u bashkuar me familjen e tij. Gruaja kishte qenë prej janarit në Nova Siri për të vizituar të afërmit, së bashku me dy fëmijët e tyre adoleshentë.

Dëshmitarët e përshkruan skenën si shumë të frikshme, ndërsa fatmirësisht fëmijët nuk ndodheshin pranë në momentin e sulmit në kompleksin shkollor.

Autori është marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat dhe motivin e ngjarjes dhe është vendosur në paraburgim. Sipas dëshmisë së gruas, konflikti dyshohet se lidhet me mosmarrëveshje të mëparshme martesore.

Ndërkohë, prokuroria e Materës po shqyrton akuzat ndaj tij dhe pritet të vendosë nëse 44-vjeçari do të hetohet për tentativë vrasjeje apo për tentativë femicidi, një akuzë shumë e rëndë e parashikuar në legjislacionin penal italian.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments