Një moment që ka bërë xhiron e rrjetit ka ndodhur në “Ferma VIP 3”, por këtë herë jo për konflikt, por për humor.
Gjatë një bisede krejt normale me një tjetër banor, Moza i drejtohet Akilit me një shprehje të fortë: “Po ti qenke bos, të qifsha robt!”, por gjithçka është thënë në kuadrin e shakave dhe batutave mes tyre.
Reagimi i Akilit e konfirmoi menjëherë atmosferën: ai fillimisht mbeti për një moment, më pas shpërtheu në të qeshura. Situata u kthye menjëherë në humor, teksa të dy përfunduan duke qeshur dhe u përqafuan.
Ky moment ka marrë vëmendje të madhe online, me shumë ndjekës që e kanë parë si një nga skenat më spontane dhe gazmore të këtij sezoni.
