“E pabesueshme çfarë i ndodhi Laertit pas ndarjes nga motra për 7 vite!”

Aktori i njohur Laert Vasili ka ndarë një rrëfim të ndjerë në emisionin “E Diell”, ku foli për marrëdhënien e veçantë me motrën e tij, Elen, të cilën nuk e ka parë prej shtatë vitesh.

“E kam rritur Elen që kur lindi. Unë isha 7 vjeç dhe u lidha shumë me të. Kemi jetuar bashkë për 20 vite në Athinë. Më merr shumë malli për të,” u shpreh aktori, që preku publikun me fjalët e tij.

Ela jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punon si make-up artiste dhe është e martuar me një amerikan me origjinë greke. Por Laerti nuk ka udhëtuar drejt SHBA-së nga frika se nuk do të kthehej më në Shqipëri. “Nuk kam shkuar atje sepse kam frikë se nuk do kthehem më. Por e dua shumë dhe më mungon,” tha ai me emocione.

Aktori foli edhe për të atin e ndjerë, duke treguar se dikur kishte ëndërruar të bëhej futbollist, por babai i tij e pengoi me arsyetimin se “futbolli do ta nxirrte nga rruga e drejtë”. “Në vitin 1989 fillova teatrin, dhe babai e pa si një alternativë më të mirë, në një kohë kur arratisjet drejt Korfuzit ishin të zakonshme. Ai ishte një idealist deri në fund,” përfundoi ai.

Ky rrëfim personal ka sjellë një tjetër anë të Laert Vasilit, atë të një vëllai të ndjeshëm dhe një djali që mbart kujtimet dhe ndikimin e fortë të familjes.