Loredana dhe Egli janë përfshirë sot në një diskutim në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Sipas Loredanës, banorja ka qenë e kamufluar për pjesën e fjalorit, pasi ajo thotë llafe turpi.
Nga ana tjetër, Egli i thotë që t’i shijojë këto ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri pasi edhe pak ditë e mbaron reality show.
Egli: Mundohet të bëjë disa meme me zor se e pa që ato ka
Loredana: O Egli ngrije zërin, lëshoje. O do flasë tamam, se nëpër cepa mos më fol.
Gjesti: Çfarë cepi? Këtu midis të gjithëve
Loredana: Fol me zë të lartë, të dëgjoj. Fol moj, se ato llafet e turpit i thua, i bërtet
Egli: Ke të drejtë kam folur shumë llafe turpi
Loredana: Nuk jam mësuar me fjalor të tillë, mbrëmë ça nuk the, prapë vazhdove. Ke qenë e kamufluar dhe për pjesën e fjalorit, nxirre moj
Egli: Mirë shpirt
Loredana: Je vajzë e tillë, e ke treguar, nxirre deri në fund moj shoqe
Egli: Të kam zemër
Loredana: O shpirt
Egli: Faleminderit. Hidhu në pishinë tani, freskohu pak, dil prapë e merr rreze dielli. Natën e mirë
Loredana: Atë hall më qan ti mua, shumë mirë. Fillo e qaj hallet për veten tënde, për atë cipën që ke në surrat
Egli: Mbaroi Big Brother shpirt
Loredana: Mami, babi, jam me kokën lart
Egli: E le burri jot e nis ti, se të pacipë jeni të dy
Loredana: Unë të paktën dal me karakter para të gjithëve e them mami, babi, kështu është puna
Egli: Nuk më intereson se ça ke bërë, as mami dhe babi jot, natën e mirë
Loredana: Ti përdor kartën e mamit dhe babit e bën fëlliqësirat më të mëdha
Ma ndryshon dot titullin e ksaj