Aty ku rrezet e diellit nuk bien gjithmonë ngrohtë, e ku historitë e trishta nuk kanë fund…
“Besmira”, historia e një gruaje shqiptare, e cila përfundoi në burg për shkak të vrasjes së babait, e jo vetëm. Gjithçka e lindur nga dhuna për të përfunduar më pas në vrasje.
Pikërisht për këtë ngjarje u diskutua sot, më 9 shkurt, në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, ku ishte e ftuar autorja Eva Caca, e cila së fundmi ka publikuar librin “Anatomia e një vrasëseje”.
Caca rrëfen në këtë libër periudhën kur ajo u takua në burgun grek me “Besmirën”, një grua shqiptare e cila është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, për krimet e kryera duke nisur nga familja e saj. Siç shprehet Caca, e gjitha nisi nga familja, pasi fëmijët ishin të gjitha vajza.
Besmira” ishte vajza e shtatë. E gjitha kjo u akumulua në një fëmijëri me dhunë, në të gjitha format e saj, duke nisur nga kryefamiljari, i cili duket se ishte “lodhur” duke pasur vetëm vajza e gra në shtëpi.
Por, gjithçka merr të tatëpjetën kur “Besmira” dëshmoi një incest në familje, siç shprehet autorja e librit.
Besmirën e gjeta aty. Ishte një grua që më bëri shumë përshtypje, mbi të 50-tat. Ishte me burgim të përjetshëm Besmira, me dy madje, jo një.
Besmira kishte filluar radhë. Kishte shfarosur të gjithë… ishte një përbindëshe që jemi rritur vetë ne. Ne e them me kuptim të plotë të fjalës.
Besmira kishte përjetuar një dhunë shumë të rëndë në familje, ishte vajza e shtatë e familjes. Ishte vërtetë dhunë në kuptimin e plotë të fjalës, dhunë psikologjike, dhunë fizike. Ishte vajza e shtatë e një familjeje dhe dhunohej nga babai i saj kryesisht, por jo vetëm, për shkak se ishte vajzë. Ishte një person që urrente femrat. I urrente sepse sipas tij i kishin mbushur shtëpinë keq. Madje dhe nëna e vet e quante veten fajtore.
Aty pastaj dhuna e tmerrshme që ajo përjetoi, arriti në një incest që ajo pa në familje edhe Besmira u kthye në një vrasëse. E filloi nga familja e saj, se s’dua t’ja nxjerr…”, tregon autorja.
“Besmira” nisi krimet që nga familja e saj, duke vrarë të atin. Caca rrëfen se si e dënuara tregonte ndodhinë.
“Vetëm sa e preka tek këmba dhe e hodha nga ballkoni! Ai vet vdiq”, u shpreh asokohe “Besmira” për Cacën.
Besmira më shkulli rrënjët. Ditën që më tregoi vetëm një, sepse ajo nuk kishte fuqi për të më treguar të gjithë historinë, por, një pikë të saj që i kishte ngelur fiksim. Ajo që kishte parë në familjen e saj. Për atë gjithçka ishte vetëm tek ajo gjë. Nuk kishte probleme të tjera.
Mua më kujtohet me të qeshur kur tha për një nga vrasjet që ajo ka bërë, tha: ‘Ça i bëra unë atij? Vetëm sa e preka tek këmba dhe e hodha nga ballkoni. Kupton? Ça i bëra unë atij? Ai vet vdiq.’
E ne po e shihnim në sy, që o Besmira po a e hodhe nga kati i pestë? Jo mo, sa e preka pak te këmba, tha, asgjë nuk i bëra. Gjitha të tjerat ajo i shihte asgjë”, sqaroi Caca.
Shënim: “Besmira” është emër personazhi i sajuar nga vetë autorja, Eva Caca, për të mbrojtur identitetin e vërtetë të së dënuarës.
