Thursday, March 12, 2026
HomeALBE FUNDIT/ Zjarri në një pallat në Tiranë, humb jetën një person

E FUNDIT/ Zjarri në një pallat në Tiranë, humb jetën një person

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Si pasojë e zjarrit, një i moshuar invalid ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë nga tymi.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e zjarrfikëses, të cilat janë angazhuar për neutralizimin e flakëve, ndërsa janë dislokuar edhe ambulanca për çdo rast emergjence.

Njoftimi i policisë

“Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments