Wednesday, March 11, 2026
HomeALBE FUNDIT/ SPAK nis hetimet për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë,...

E FUNDIT/ SPAK nis hetimet për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë, dyshohet për pastrim parash

SPAK nis hetimet për sekretarin e përgjithshëm të Bashksë Tiranë, dyshohet se pastroi paratë përmes binznesit të konsulencës

Janë nisur hetimet për sekretarin e përgjithshëm të bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha i cilin dyshohet se është implikuar në pastrimin e parave të pista.

Burime për mediat bëjnë me dije se Hoxha dyshohet se ka pastruar paratë përmes një biznesi konsulence në emrin e tij.

Eldi Hoxha dyshohet se ka lejuar kontrabandën e cigareve dhe jo vetëm që nga viti 2021 deri në fillim të vitit 2025.

Burimet bëjnë me dije se SPAK ka filluar të hetojë dhe për periudhën kur Eldi Hoxha ishte pjesë e drejtorisë së doganave dhe e AKSHI-t.

Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie “ndalim i dajjes jashtë shtetit” si dhe “ detyrim paraqitje”.

Sekretar i Përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, kujtojmë se Eldi Hoxha u emërua në muajin maj të vitit 2025 në atë pozicion.

Ndërsa ditën që u prezantua në Bashkinë e Tiranës SPAK-u e akuzoi për pjesëmarrje në organizatë kriminale, krijim i grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre./

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments