Tuesday, February 10, 2026
HomeALBE FUNDIT/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi papritur merr vendimin që…

E FUNDIT/ SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, Kuvendi papritur merr vendimin që…

Është shtyrë pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohej kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Anëtarët e Këshillit janë njoftuar të mërkurën për këtë vendim, të marrë pasi Gjykata Kushtetuese kërkoi më shumë kohë për vendimmarrjen finale lidhur me çështjen “Balluku”.

Duke vlerësuar se një shqyrtim i tillë synon garantimin e një procesi vendimmarrjeje të plotë, objektiv dhe në përputhje me parimet kushtetuese, me qëllim shmangien e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe garantimin e rregullsisë kushtetuese të veprimtarisë dhe vendimmarrjes së Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Një ditë më parë Gjykata Kushtetuese nuk doli me një vendim lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama të vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra e ministrit Belinda Ballukun.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments