Wednesday, April 8, 2026
HomeALBE FUNDIT/ Pezullohet kalimi në Ngushticën e Hormuzit, del mesazhi kërcënues: Do...

E FUNDIT/ Pezullohet kalimi në Ngushticën e Hormuzit, del mesazhi kërcënues: Do të shënjestrohet çdo anije

Mediat iraniane raportojnë se anijet cisternë të naftës kanë ndaluar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli po godet Libanin me “sulmet më të mëdha” që nga fillimi i operacionit të tij tokësor.

Lejimi i kalimit të takerëve nëpër ngushticë është një çelës për armëpushimin midis ranit dhe SHBA-së.

Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), raportoi se dy anije cisternë arritën të kalonin këtë mëngjes me leje nga Irani, kalimi i përgjithshëm i cisternave të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit tashmë është ndaluar.

Edhe Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike konfirmon se anijet janë ndaluar, duke e lidhur këtë vendim me sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban.

Ndërkohë, ndërmjetësi i anijeve SSY i ka konfirmuar BBC Verify se anijet në Gjirin Persik kanë marrë këtë mesazh:

“Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve. Vëmendje të gjitha anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit. Kjo është Stacioni Detar i IRGC-së. Tranziti nëpër Ngushticën e Hormuzit mbetet i mbyllur dhe ju nevojitet leje nga IRGC-ja përpara se të lundroni nëpër ngushticë. Çdo anije që përpiqet të udhëtojë në det do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet.”

Claire Grierson, drejtuese e kërkimit për cisternat në SSY, deklaroi se kompania është në dijeni që ekuipazhet e anijeve e kanë dëgjuar këtë mesazh në një kanal radioje të përdorur për alarme ndërkombëtare detare.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments