Saturday, February 14, 2026
HomeALBE FUNDIT/ Ndodh për herë të parë, makinat në Shqipëri kanë prekur...

E FUNDIT/ Ndodh për herë të parë, makinat në Shqipëri kanë prekur rekordin…

Në Shqipëri, në fund të vitit 2025 qarkullonin mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik për vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbënin 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%.

》Ndryshimet krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024:

● Numri total i mjeteve është rritur me 9,3%

● Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5%

Sipas INSTAT, në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 18,6%, i ndjekur nga Mercedes-Benz me 17,5%. Në Shqipëri, numri i automjeteve për 1 mijë banorë është rritur në 358, nga më pak se 200 që ishte disa vjet më parë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments