Ashtu siç u paralajmërua më herët nga “Shqipëria Sot”, banorja që do të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ishte pikërisht Nikol – dhe kjo u konfirmua edhe gjatë spektaklit live.

Eliminimi i saj erdhi pas një gare të fortë mes banorëve, ku votat e publikut vendosën fatin e saj në lojë. Edhe pse kishte krijuar momentet e saj brenda shtëpisë, duket se nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për të vazhduar më tej.
Ky zhvillim ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku fansat janë ndarë mes atyre që e prisnin këtë rezultat dhe të tjerëve që u surprizuan nga largimi i saj.
Një gjë është e sigurt: “Shqipëria Sot” e goditi sërish në shenjë, duke zbuluar paraprakisht eliminimin që më pas u bë realitet në ekran.
