Në kuadër të Samitit të Parisit, Kryeministri Edi Rama është parë në një takim me dhëndrin e Presidentit Amerikan Donald Trump, Jared Kushner.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën u zhvillua si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për arritjen e paqes.

Kryeministri Rama u shfaq në shoqërinë e Jared Kushner, i cili mban edhe rolin e të dërguarit special për marrëveshjen e paqes.
Me statusin e investitorit strategjik, dhëndri i Trump, Jered Kushner në të ardhmen do të ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit me vlerë 1.4 miliardë dollar.
