E bjshme SPAK arrston dhendrrin e Kastratit, akuzohet per..

Një nga skemat më të sofistikuara të kontrabandës me cigare në Shqipëri është zbuluar dhe goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke çuar pas hekurave disa prej drejtuesve dhe pjesëmarrësve kryesorë të saj
Në qendër të hetimeve janë Ilir dhe Darjo Jashari, babë e bir, të cilët sipas SPAK kanë drejtuar për vite me radhë një rrjet kriminal të strukturuar për kontrabandë me cigare përmes kompanisë “Albania Tabak”, një fabrikë me status “Përpunim Aktiv” e vendosur në Librazhd.DHËNDRI I NJË BIZNESMENI TË NJOHUR
Ajo që bie në sy veçanërisht është fakti se Darjo Jashari është dhëndri i biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati, një nga emrat më me ndikim në botën e sipërmarrjes shqiptare. Kjo lidhje familjare hedh hije mbi mënyrën se si një skemë kaq e sofistikuar kontrabande ka arritur të funksionojë për një kohë të gjatë pa u ndëshkuar.SKEMA: PËRPUNIM AKTIV, POR NË TREGUN E ZIFabrika “Albania Tabak” kishte marrë licencë për përpunim aktiv, që do të thotë përpunim të mallrave për eksport pa taksa doganore. Por në vend që cigaret të eksportoheshin, ato përfundonin në tregun e brendshëm shqiptar dhe kontrabandoheshin më pas drejt vendeve të BE-së.SPAK ka dokumentuar mbi 30 raste falsifikimi në sistemin doganor “Asycuda World”, ku ngarkesat figuronin si të eksportuara, por në realitet nuk kishin dalë kurrë nga vendi. Marrëveshjet me kompanitë jashtë ishin simuluar dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme.DËMI EKONOMIK DHE PËRFITIMET KRIMINALE
Dëmi i shkaktuar vetëm buxhetit të shtetit shqiptar llogaritet në 3.6 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro). Në shtetet e Bashkimit Europian, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat përllogaritet në 12.8 milionë euro.Pjesë e skemës ishin edhe zyrtarë doganorë, të cilët kanë lejuar çlirimin fiktiv të mallrave, duke u përfshirë në trafikimin e paligjshëm. Prodhimi i paketave pa pullë fiskale dhe shpërndarja në rrugë të paligjshme bëri të mundur shmangien totale të tatimeve.MASAT E MARA DERI MË TANIPas një hetimi të gjatë, Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg për 6 persona, përfshirë Ilir dhe Darjo Jasharin, si dhe shtetas të huaj. Mbi 20 zyrtarë doganorë janë nën hetim me masa sigurie të lehta, si ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje.Në listën e 35 të pandehurve përfshihen emra nga fusha të ndryshme – nga drejtues fabrike, financierë, deri tek punonjës doganash.