“E bëra për zemër, por nuk ka më kthim” – Valbona flet për Jozin pas BBV4

by orgest · April 24, 2025

Pas mbylljes së “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli ka zgjedhur të flasë për herë të parë në mënyrë të hapur për marrëdhënien e saj me Jozefin Markun, një nga temat më të nxehta të sezonit.

E ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, Valbona rrëfeu se vendimi për të thyer kutinë e emergjencës dhe për ta rikthyer Jozin në shtëpi nuk ishte impulsiv, por një akt besimi dhe afërsie:

“Valbona kjo është – rrezikon për njerëzit që i do. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë në atë shtëpi,” u shpreh ajo.

Ajo shtoi se e ka konsideruar Jozin si një vëlla, duke theksuar:

“Është shok i vëllezërve të mi dhe gjithmonë e kam parë me këtë sy.”

Megjithatë, pas daljes nga formati, gjërat kanë ndryshuar.

“Di që ai është mirë, por nuk kemi më kontakt. Ajo që ndodhi në spektakël ishte përgjegjësi e tij, dhe unë e kam shprehur publikisht qëndrimin tim,” – u shpreh Valbona, duke lënë të kuptohet se afërsia që u krijua brenda shtëpisë nuk ka vazhduar edhe jashtë saj.

You may also like