Thursday, January 15, 2026
HomeALBDy tërmete në vendin fqinj, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy tërmete në vendin fqinj, njerëzit në panik dalin në rrugë

Dy lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar paraditen e sotme në rajonin e Romagnës në Itali, mes provincave Ravenna dhe Forlì-Cesena. 

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), lëkundja e parë u ndje rreth orës 9:27 me magnitudë 4.3, me epiqendër pranë qytetit Russi në provincën e Ravenna-s, në një thellësi rreth 23 kilometra.

Dy minuta më vonë, në orën 9:29, u regjistrua një tjetër lëkundje me magnitudë 4.1, me epiqendër pranë Faenza-s, po në provincën e Ravenna-s.

Tërmeti u ndje edhe në Forlì, Cesena, Ravenna dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te qytetarët, të cilët dolën në rrugë.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e zjarrfikësve konfirmojnë se deri tani nuk ka raportime për dëme në njerëz apo objekte. 

Edhe Departamenti Italian i Mbrojtjes Civile bëri të ditur se nga verifikimet e para nuk rezultojnë pasoja materiale.

Kryetarja e bashkisë së Russi-t, Valentina Palli, bëri thirrje për qetësi, duke theksuar se situata po monitorohet dhe se evakuimet janë kryer me rend.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments