Policia e Korçës ka dalë me një deklaratë pas vdekjes së dy emigrantëve të paligjshëm në një zonë malore.
Ngjarja ka ndodhur në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur “Qyngji” ku dy shtetasit e huaj, të moshës rreth 20–22 vjeç, për të cilët dyshohet se janë emigrantë nga Afrika u gjetën pa shenja jete.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune.
Autoritetet kanë bërë të ditur se pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së tyre.
“Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune”, sqaron policia.
