Tuesday, February 10, 2026
HomeALBDukeshin si çifti perfekt”/55-vjeçarja vret partnerin dhe i pret…organin gjenital

Dukeshin si çifti perfekt”/55-vjeçarja vret partnerin dhe i pret…organin gjenital

Një krim pasioni duket se ka qenë ai i ndodhur në Bilbao të Spanjës. Një 55-vjeçare është arrestuar për vrasjen e partnerit të saj 67-vjeçar. Kur forcat policore hynë në banesën që ishte dhe vendngjarja e krimit, kanë zbuluar trupin e viktimës, me plagë të shumta të bëra me thikë si dhe me organin gjenital të prerë.

Raportohet se ngjarja është denoncuar nga vajza e autores, pasi nëna i është rrëfyer se ka kryer krimin.

Fqinjët kanë deklaruar se kishin dëgjuar zëra që vinin nga apartamenti i çiftit para incidentit. Edhe pse motivi nuk dihet, sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga xhelozia, sipas mediave lokale.

Lagjja ku jetonin 55-vjeçarja dhe 67-vjeçari, të cilët kishin qenë në një lidhje prej 5 vitesh, është në shok, pasi të gjithë i përshkruajnë si një çift normal dhe aspak toksik.

“Ata dukeshin si çifti perfekt”, tha një nga fqinjët.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments