Fermeri më i votuar nga publiku këtë javë është Lim Hoti, i cili ka siguruar imunitetin dhe nuk do të rrezikohet në sfidën e sotme. Mbështetja e publikut e ka bërë atë të paprekshëm nga televotimi.
Nga ana tjetër, kryefermeri në fuqi, Andueli, si udhëheqës i javës, ka zgjedhur Big Bastën si kundërshtarin e tij në sfidë, duke ndarë edhe pjesën tjetër të grupit përkatës.
Grupi i dytë përbëhet nga: Big Basta, Roni, Albi, Nur, Danela, Alba, Keisi dhe Elinara.
Grupi humbës do të përballet i gjithi me televotimin, ku konkurrenti me më pak vota do të largohet menjëherë nga gara.