Një moment i veçantë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku fansat kanë surprizuar çiftin Mateo dhe Brikena në mënyrën më romantike të mundshme.
Një dron nga ajri ka sjellë një tufë me trëndafila të bardhë, të shoqëruar me një mesazh prekës për çiftin, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë e madhe që publiku ka për ta.
“Historia juaj është e shkruar në yje! Dashuria e vërtetë triumfon gjithmonë! Ju duam!” – ishte mesazhi që i emocionoi të dy, duke krijuar një nga momentet më të bukura brenda shtëpisë.
Ky gjest i papritur jo vetëm që i surprizoi banorët, por edhe forcoi edhe më shumë lidhjen mes Mateos dhe Brikenës, të cilët po shihen si një nga çiftet më të dashur të këtij edicioni.

