Wednesday, January 14, 2026
HomeALBDrejtori i Burgjeve jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta komisari i...

Drejtori i Burgjeve jep lajmin e trishtë: Ndahet nga jeta komisari i njohur…

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një lajm të trishtë pasi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të komisar Ilia Kaliopi i cili humbi betejën nga sëmundja e rëndë.

Qose ka shkruar: “Lamtumirë, Komisar! Ikja jote e parakohshme nga kjo jetë lë një boshllëk të thellë në zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të të njohin dhe të punojnë pranë teje”.

Teksa ka shtuar se ai ka lënë pas një emër të nderuar që do të jetojë gjatë në kohë për shkak të përulësisë, korrektësisë dhe profesionalizmit që ai tregonte gjatë punës.

Më tej ai u shpreh ngushëllime familjarëvë të Kaliopit: “Ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, vajzës dhe gjithë familjes së tij. Zoti u dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të madhe.”

Qoftë i përjetshëm kujtimi yt dhe i lehtë dheu që të mbulon”, përfundon Klevis Qose.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments