Thursday, March 5, 2026
HomeALBDrejtoresha e QSUT-së “çuditet” nga pyetja: Mjekët nuk u marrin lekë pacientëve

Drejtoresha e QSUT-së “çuditet” nga pyetja: Mjekët nuk u marrin lekë pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala së bashku me drejtoreshën e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Anxhela Paparizo, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për shtyp për të diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor në vend.

Drejtoresha e QSUT-së, Anxhela Paparizo, pyet mbi çështjen e korrupsionit brenda spitaleve.

Paparizo tha se nuk është në dijeni për raste të tilla dhe se deri më tani nuk ka pasur asnjë denoncim zyrtar pranë strukturave përkatëse për marrje parash nga ana e mjekëve.

Në dijeninë time nuk kam njohur për marrje lekësh, nuk kemi asnjë denoncim në strukturat përkatëse për marrje lekësh nga mjekët”, tha drejtoresha e QSUT.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments