Donte të ndërtoja familje 18 vjec,unë ika nga shtëpia.Rrëfimi tronditës i Artenisës që bëri të qajë publikun ,çfarë i ndodhi babit pas 6 muaj

Një nga momentet më prekëse të episodit të fundit të “She’s On Top” erdhi nga Artenisa Bardhi, 23-vjeçarja nga një fshat i thellë në Dibrën e Veriut, që preku publikun me një rrëfim të sinqertë, të dhimbshëm dhe frymëzues.

Me zë të qetë, por zemër të fortë, Artenisa tregoi historinë e saj – një jetë mes sakrificave, paragjykimeve dhe luftës për të ndjekur një ëndërr që, për shumë vajza, mbetet vetëm një dëshirë e heshtur.

“Në diell, në shi, në dëborë… çdo ditë ecja një orë për të shkuar në gjimnaz. Nuk dorëzohesha. Doja të bëhesha dikush,” tha ajo me një buzëqeshje që mezi mbante lotët.

Por kur erdhi koha për universitetin, pengesa më e madhe nuk ishte distanca apo kushtet – ishte refuzimi nga i ati.

“Më tha që s’kisha pse të vazhdoja shkollën. Se për vajzat mjafton të krijojnë familje. Nuk ia vë faj… por dhemb.”

Për muaj të tërë, Artenisa jetoi me ndjesinë e një ëndrre të pamundur. Megjithatë, ajo nuk hoqi dorë. Vazhdoi të ëndërronte për modën, për një jetë ndryshe, për një vetvete që nuk përshtatej me kufijtë që i ishin imponuar.

“Sfiloja gjithë ditën në fshat… ishte mënyra ime për të mos u dorëzuar.”

Momenti i kthesës erdhi kur ajo gjeti punë në Tiranë dhe vendosi të largohej.

“Mami më kuptoi. Por babi… nuk më foli për 6 muaj. Ajo ishte periudha më e vështirë e jetës sime.”

Sot, Artenisa është në kryeqytet, duke ndjekur pasionin e saj, pa u kthyer mbrapa. Ajo nuk është vetëm një konkurrente në një reality show – ajo është zëri i shumë vajzave që guxojnë të ëndërrojnë, edhe kur bota u thotë të heshtin.

“Nuk do të ndalem. Dua të jem dikush. Për veten time.”