Situata brenda shtëpisë po bëhet gjithnjë e më emocionale, sidomos mes Dolces dhe Limit. Pas zhvillimeve të fundit në raportin e tyre, Dolce është shfaqur e prekur nga veprimet e Limit, duke mos i kursyer lotët.
Mbrëmë, teksa dëgjonte këngën “Gjithçka që unë doja”, biondja e shtëpisë nuk ka mundur të fshehë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, duke treguar se teksti i këngës përkonte plotësisht me gjendjen e saj shpirtërore.
Ky reagim i Dolces vjen pas momenteve të afërsisë mes Limit dhe Albës, të cilët janë përqafuar ngrohtësisht, duke lënë vend për spekulime mbi ndjenjat e tyre.
Tani mbetet për t’u parë nëse Limi do të bëjë një sqarim final me Dolcen apo do të vazhdojë rrugëtimin e tij pranë Albës.
