Thursday, March 12, 2026
HomeALBDo votojmë për arrestimin e Ballukut”- Berisha: Kryeministri më i poshtëruar në...

Do votojmë për arrestimin e Ballukut”- Berisha: Kryeministri më i poshtëruar në botë! Përulet para miqve që të ndryshojnë mendim! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është zgjidhja e vetme për situatën që, sipas tij, po përjeton vendi.

Në një deklaratë për mediat para Kuvendit, Berisha tha se qytetarët shqiptarë kërkojnë largimin e kreut të qeverisë, duke e cilësuar atë si “kryeministrin më të poshtëruar” në hapësirën e Bashkimit Evropian dhe më gjerë

“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryemnistër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij. Është i poshtëruar sepse për interesa të hajdutërisë së tij, pasurive të tij të paligjshme, po mbyll dyert e BE për Shqipërinë. Është i poshtëruar se aty ky miraton ligje në parlament për firmën e tij, firmën ia merr Pëllumbesha Spirogjoka. Është i poshtëruar se aty ku bën ligje që Linda e tij të jetë First Lady e Shqipërisë, zonja Begaj ia menderos ligjin. Pra, Edi Rama përjeton periudhën e poshtërimit më maksimal të një qeveritari, të një kryeministri”, tha Berisha.

Berisha u shpreh gjithashtu se opozita do të votojë në Kuvend për arrestimin e Belinda Ballukut, por shtoi se masa të tilla nuk janë zgjidhje për krizën politike.

“Ne sot jemi këtu për të shprehur mendimin e qytetarëve shqiptarëve. Do të votojmë në unison për heqjen e mandatit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, por këto nuk janë zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike evropiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ju duhet ta dini këtë, që ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer. Por ai, për të shpëtuar lëkurën e tij, është i gatshëm të pranojë çdo lloj poshtërimi që i bëhet. Nuk mund ta imagjinoni ju se si në darkat e tij të neveritshme, që ua nxjerr ato që hanë miqve, shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen, për t’u kërkuar që të ndryshojnë mendimin. Ta dinë shqiptarët se ky është sot Edi Rama”, tha Berisha”, deklaroi Berisha.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments