Pas publikimit të lajmit tronditës mbi përfshirjen e Vis Pupës dhe bashkëshortes së tij në një skandal në Australi, reperi Bardhi ka reaguar ashpër, duke iu kundërpërgjigjur ironi së Visit gjatë kohës së “Big Brother VIP”. Ai ka shprehur keqardhje që një nga aktorët e tij të preferuar nga fëmijëria ka komentuar për të pa e njohur.
Por reagimi më i fortë erdhi kur ndjekësit nisën të sulmojnë Sarën, partneren e Bardhit. Ai u shpreh publikisht duke e mbrojtur fuqishëm, madje duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj komentuesve: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg prej juve ktu, o berrlloga!”

Në një postim të gjatë, Bardhi i quajti komentuesit “plehra” dhe “berlloga”, duke thënë se nuk do lejonte askënd të fyente gruan e tij. Ai bëri thirrje që nëse dikush ka ndonjë problem me të, t’i drejtohet personalisht dhe të mos përfshijë Sarën në drama online.
Ai përfundoi me një mesazh të qartë: “Ju ka marrë malli për burrni, hajdeni te unë jo te nusja ime.”
