Friday, March 20, 2026
HomeALBDo rroj tre ditë më shumë se ty”: Prapaskenat e lajmit që...

Do rroj tre ditë më shumë se ty”: Prapaskenat e lajmit që tmerroi të afërmit e Rozana Radit

Rozana Radi ka folur për herë të parë publikisht rreth lajmit të pavërtetë që qarkulloi pak ditë më parë, i cili pretendonte ndarjen e saj nga jeta.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka ndarë përjetimet e saj dhe të rrethit të ngushtë përballë këtij dezinformimi.

Gjatë bisedës, Radi tregoi se si e kishte zbuluar situatën krejt rastësisht, ndërsa theksoi shqetësimin e madh që kishin përjetuar të njohurit e saj. Mes tyre, ajo veçoi një reagim tepër të ndjerë nga mësuesja e saj e fëmijërisë.

Po bëja dush dhe kur dola më kishin ardhur mesazh. Thashë po mirë jam, pse po më pyesin të gjithë. Më ka çuar një mesazh dhe mësuesja ime e fillores: ‘Shyqyr, po dridhem, jam në punë dhe nuk po punoja dot. Shyqyr o Zot’”, u shpreh ajo.

Më tej, artistja ngriti shqetësimin për mungesën e mbrojtjes ligjore ndaj abuzimeve të tilla në hapësirën online. Ajo zgjodhi t’i drejtohet drejtpërdrejt personit përgjegjës për gjenerimin e këtij lajmi, duke dhënë një mesazh të qartë:

A kemi një ligj ne që na mbron? Nuk ka asnjë limit, ka ndodhur me shumë personazhe. I them atij personit që e ka publikuar, uroj ta kesh jetën shumë të gjatë, megjithatë, do rroj tre ditë më shumë se ty.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments