Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Dj Gimbo ka reaguar për herë të parë duke komentuar rrugëtimin e tij dhe përplasjet brenda shtëpisë.
Në një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit, ai është shprehur se nuk pendohet për përballjen me Brikenën, madje e konsideron atë një nga lojtaret më të forta të këtij edicioni.
“Më mirë që kam dalë kokë më kokë me Brikenën se të kisha dalë prej banorëve të tjerë. Brikena ka qenë një prej lojtareve më të forta,” – u shpreh ai.
Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë reagime në rrjet, ku fansat janë ndarë në dy kampe: disa e mbështesin Gimbën për sinqeritetin, ndërsa të tjerë mendojnë se ai po tenton të justifikojë eliminimin.
Ndërkohë, marrëdhënia mes tij dhe banorëve të tjerë vazhdon të komentohet, duke shtuar edhe më shumë kuriozitet për dinamikat që do të pasojnë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
